28,03,2024

Austria bëhet me president të ri, humb kandidati që ishte kundër Kosovës dhe pro serbëve

Must Read

Alexander Van der Bellen ka mundur rivalin e tij të ekstremit të djathtë Norbert Hofer për t’u bërë kreu i ri i shtetit të Austrisë.

Një njoftim zyrtar kishte deklaruar z.Van der Bellen si të zgjedhur fitimtar. Por, pavarësisht nga dy sondazhe të ndryshme të daljes që i janë dhënë kandidatit nga krahu i ekstremit të djathtë në epërsi, burime të nivelit të lartë ka thënë për BBC se kandidati i pavarur z.Van der Bellen, të mbështetur nga të gjelbrit, do të bëhet presidenti i ardhshëm i vendit, shkruan The Indepedent, transmeton Indeksonline.

Ndërsa rezultatet e të dielës kishin rezultuar me 51.1% për kandidatin Hofer , por që në fund rezultojë që Van der Bellen të jetë fituesi.

Hofer, ka pranuar humbjen e tij edhe përmes një postimi në Facebook duke thënë se është “natyrshëm i trishtuar” dhe duke shtuar se do të ishte i lumtur që të kujdesej për vendin e i tij si president.

Hofer gjatë fushatës për president ka dalur ashpër kundër Kosovës dhe anëtarësimit të saj në instancat evropiane. Ai po ashtu ka shprehur simpati ndaj Serbisë dhe popullit serb.

Presidenca  e Austrisë është një rol kryesisht ceremonial, por ka kompetenca të rëndësishme të tilla si aftësia për shkarkimin e kabinetit./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img