26,04,2024

Atifete Jahjaga formon parti politike

Must Read

atifete-jahjaga-5468154135436854

Presidentja Atfiete Jahjaga, mandati i së cilës përfundon brenda pak ditësh, nuk e ka në plan të heqë dorë nga veprimtaria publike-politike.

E zgjedhur si presidente me 7 prill të vitit 2011, Jahjaga dorëzon të enjten postin te presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi.

Sidoqoftë presidentja, e cila gjatë mandatit të saj 5- vjeçar, ka zhvilluar marrëdhënie të mira me shumë shtete në botë, veçanërisht me Shtetet Bashkuara të Amerikës planifikon që përvojën e saj në politikë, të fituar brenda mandatit të saj, ta vazhdojë edhe më tutje në Kosovë.

Burime të sigurta kanë treguar për RTV Dukagjini se Jahjaga me të përfunduar mandatin e ka në plan të bëjë një pushim të shkurtër me familje, por do t’i rikthehet skenës politike me idenë që të krijojë një lëvizje të re politike.

“Jahjaga nuk e ka në plan të pushojë, apo të tërhiqet nga skena politike. Ajo gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm do të bisedojë me personalitete të ndryshme rreth një ideje për krijimin e një subjekti të ri politik, që do të ishte si alternativë për qytetaret në zgjedhjet e ardhshme”, ka precizuar burimi.

Sipas të njëjtit burim, Jahjaga do të shtrij idenë e saj qoftë edhe publikisht, por edhe me debate në forume të ndryshme me shoqërinë civile, profesionistë të fushave të ndryshme, por edhe akterë aktualë politikë, të cilët kanë shfaqur mospajtime me gjendjen në vend.

Tutje, sipas burimeve, Jahjaga është e bindur se do të gjejë përkrahje tek ata që do t’ua shpalos idenë, por edhe mes qytetareve të Kosovës.

Presidentja Atifete Jahaga është shfaqur shumë aktive muajve të fundit me aktivitete të shumta, por edhe më herët nëpër komuna të Kosovës. Madje në këtë rast ajo ishte pyetur nëse është duke lobuar për një mandat të dytë si presidente, gjë që ishte mohuar kategorikisht nga ajo.

Në një prej deklarimeve të fundit, Jahjaga ka thënë se së shpejti do të bëjë publike planet për të ardhmen e saj.

Atifete Jahjaga, e cila ka shërbyer një kohë të gjatë në Policinë e Kosovës, ishte propozuar dhe zgjedhur presidentet pas një marrëveshje mes tri partive politike atë kohë (PDK-LDK dhe AKR).

Ajo ishte votuar qysh në raundin e parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash, ndërsa bëhet e para presidente e cila e përfundon mandatin e plotë 5 vjeçar, ashtu siç parashihet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img