26,04,2024

Asfaltohet rruga Musa Arifi në fshatin Bibaj

Must Read

Të premten është bërë asfaltimi i rrugës në fshatin Bibaj me një gjatësi prej një kilometër.
Nga afër punimet në asfaltimin e kësaj rruge i ka inspektuar edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa me bashkëpunëtoret e tij. Ai ka vlerësuar se ky projekt ka rëndësi tepër të madhe për banorët e kësaj pjese të qytetit sepse kjo rrugë lidhet edhe me dy magjistralet atë të Gjilanit dhe të Prishtinës.
“Është një projekt në mesin e 96 projekteve të cilat janë aprovuar në buxhetin komunal për vitin 2016, dhe është tepër e rëndësishme sepse kjo rrugë po bëhet me gjithë infrastrukturën e nevojshme që nënkupton edhe shtigjet për këmbësorë si dhe ndriçimin. Unë po shpresojë që më përmirësimin e kohës ne do të bëjmë përpjekje që të realizohen edhe projektet tjera që janë të planifikuara dhe të gjitha kompanitë që janë serioze dhe që kanë lidhur kontrata me komunën janë të ftuar që të shpejtojnë intensitetin e realizimit të këtyre punimeve, edhe për shkak të afrimit të pushimit të mërgimtarëve në mënyrë që ata të kenë një infrastrukturë të qarkullueshme rrugore. Ne kemi biseduar edhe me ministrin e infrastrukturës që edhe rruga “Driton Islami” brenda dhjetë ditëve të bëhet asfaltimi deri tek rrethrrotullimini në mënyrë që të mërgimtarët të kenë një qarkullim sa më të mirë në vendlindje. Jam shumë i kënaqur me zhvillimin e punimeve dhe me efikasitetin e punimeve që po bëhem”, ka thënë kryetari Svarqa.
Ndërkaq banorë e kësaj pjese të qyteti ku po asfaltohet kjo rrugë u shprehën të kënaqur me kujdesin që po tregon pushteti lokal ndaj nevojave të tyre. Thanë se e kishin shumë të vështirë qarkullimin deri më tani pa kushte elementare.
Për dallim nga projektet e realizuara vite më parë ku duhej edhe participimi i banorëve në projekte të ndryshme infrastrukturore në tri vitet e fundit nuk ka pasur participime U bë e ditur se vlera e këtij projekti kap shumën rreth 80 mijë euro.

13413659_1192131724154982_357233687860866914_n 13418690_1192131804154974_5074705215039620411_n
13442035_1068472949866284_999631766_o

13424002_1192131710821650_1564882405131875201_n 13445666_1192131647488323_5249298751244213389_n 13417497_1192131650821656_1246687295326479043_n 13445397_1192131640821657_2302970836554459042_n 13473972_1640283379321010_818520232_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img