27,04,2024

Asfaltohen edhe rrugët e fshatit Prelez të Muhaxherëve

Must Read

Këtë të premte është bërë asfaltimi i rrugëve edhe në fshatin Prelez i Muhaxherëve.

Nga afër punimet në këtë projekt i ka përcjellur edhe drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi, së bashku me mbikëqyrësit e këtij projekti. Me këtë rast drejtori Bytyqi, ka thënë se asfaltimi i këtyre rrugëve ka rëndësi jetike për banorët e këtij lokaliteti.

“Jemi në fshatin Prelez ku po fillohet me asfaltimin e 16 rrugicave të këtij fshati. Gjatë këtij vitit do të përfundohen disa prej tyre, ndërsa behet fjalë për një projekt në vlerë 225 mijë euro, ndërkaq gjatësia e tyre është rreth 5 kilometra rrugë. Ne i dëgjuam shqetësimet e banorëve lidhje më problemin e kanalizimit dhe është këtu një zonë afër gjatë vërshimeve të kanalizimit fekal mbushet dhe ai kanalizim del në rrugë, por ne ju premtuam që do të bëjmë një lidhje alternative dhe është lidhje e lehte dhe e mundshme”, ka thënë drejtori Bytyqi.

Ndërkaq banorët e këtij fshati janë shprehur tejet të kënaqur me investimet që po bëhen në Prelez të Muhaxherëve. Thanë se tashmë shumë më të lehtë e kanë ardhjen dhe vajtjen e fëmijëve edhe nga shkolla.

Pritet që edhe ditëve në vijim të vazhdohet të punohet me po të njëjtin intensitet në rregullimin dhe asfaltimin e shumë rrugëve të qytetit, por edhe fshatrave të Komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img