09,11,2024

Rrënohet një objekt pa leje ndërtimore në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.19.10.2018. Vendosmëria e të parit të Ferizajt, që të liroj hapësirat publike dhe kujdesit ndaj investimeve publike po merr formë konkrete çdo ditë përmes aksioneve të Inspektoratit Komunal.

Në kuadër të shumë aksioneve që po bënë Inspektorati i Komunës së Ferizajt, gjatë ditës së sotme ka bërë edhe rrënimin e një objekti në ndërtim e sipër në rrugën Saraishtë-Ferizaj, ose më saktë afër stacionit të Policisë. Sipas kryeinspektorit të Komunës së Ferizajt, Ridvan Berisha më të vërejtur që ky ndërtim është pa leje ndërtimore janë shqyrtuar të gjitha mundësitë që të vije deri tek rrënimi i këtij objekti

“Me datën 29 shtator kemi dal dhe kemi konstatuar si gjendje dhe është vërejtur se është duke u punuar pa leje ndërtimore të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizimit. Pas këtij konstatimi të njëjtit i është urdhëruar që t’i ndërprehet puna dhe të merr leje përkatëse dhe i njëjti nuk e ka përfillur këtë vërejtje. Po ashtu me datën 10 tetor është dal në teren dhe është kërkuar që të pajisjet me leje ndërtimore dhe të ndalohet njëkohësisht pune, por dhe i njëjti prapë ka vazhduar punën, është lëshuar konkluzion ekzekutimit dhe janë vendosur edhe shiritat dhe është ardhur në përfundim që i njëjti nuk guxon më të punojë në atë vend punishte, njëjti prapa vazhdon punën dhe kemi bërë edhe kallëzim penal”, ka thënë Berisha.

Kryeinspektori Berisha tha se kallëzimi penal i është shqiptuar për ndërtim pa leje si dhe tjetra për dëmtim të pronës komunale.

“Në këtë rast kemi bërë dy kallëzime penale i pari është duke ndërtuar pa leje kurse i dyti konform rregullores komunale nga inspektorët komunal për dëmtim të pronës komunale. Siç shihet këto objekte janë diku 83 metra të gjata dhe pronën komunale e ka dëmtuar në vijë gjatësore diku 60 metra gjatësi në fazën fillim atje shkon 3 metra dhe deri në pikën 60 vjen deri në pikën zero, d.m.th është dëmtuar një pjesë e asfaltit në 60 metra gjatësi”, ka thënë Berisha. U tha se aksioni për rrënime për ndërtimet pa leje do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, dhe kjo do të bëhet konform kushteve të cilat i janë dhënë ndërtuesve nga ana e Drejtorisë së Urbanizimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zyrtarët publikë të dhjetë komunave rrezikojnë të mbesin pa paga në nëntor, shkak kontrata kolektive

Zyrtarët publikë të mbi 10 komunave të Kosovës rrezikojnë që mbesin pa paga të muajit nëntor si shkak i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img