26,04,2024

Asfaltohen edhe dy rrugë në zonën urbane

Must Read

Me kushtet e përshtatshme klimatike, territori i Ferizajt është në vlugun e madh të zhvillimit të projekteve të ndryshme infrastrukturore. I tillë ishte edhe sot asfaltimi i degëzimeve të rrugëve përbri rrugës “Arsim Bega” në zonën urbane të qytetit. Për të parë punimet që po kryhen në këtë arterie të rëndësishme për komunikimin ndërmjet lagjeve në këtë pjesë dhe veçanërisht për të vlerësuar cilësinë e këtij projekti, doli i pari i infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Ai tha se edhe ky projekt po zhvillohet në kuadër të nismës të projektuar për rregullimin e infrastrukturës rrugore në zonën urbane të qytetit.

“Në kuadër të përmbylljes së projekteve në zonën urbane, gjegjësisht projektit të asfaltimit të rrugicave në qytet, ne sot jemi duke asfaltuar rrugicat në kuadër të projektit lot 4, ku vlera e këtij projekti është rreth 450,000.00€, në kuadër të këtij projekti do të asfaltohen rreth 28 rrugë të qytetit. Kjo është një gjë shumë e mirë pasi që definitivisht infrastruktura në zonën urbane të qytetit po shkon drejt përfundimit dhe qytetarët e Ferizajt do të kenë mundësinë t’i gëzojnë projektet dhe mos të kenë nëpër rrugët e tyre pluhur dhe baltë” tha drejtori Bytyqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img