29,04,2024

Asamblistja shkon me foshnje në Kuvendin e Ferizajt, ja çfarë thotë

Must Read

Mbledhjes së djeshme të Kuvendit Komunal të Ferizajt i rezistoi edhe një bebe katër muajshe. Kaoni i vogël është djali i këshilltares Abetare Kurti, e cila së bashku me të birin u detyra që të jetë pjesë e kësaj mbledhje që u zhvillua me akuza e sharje.

Kjo anëtare e Vetëvendosjes tha se djalin e merr me vete pasi që duhet ta ushqej shumë shpesh me qumësht gjiri.

Infertiliteti lidhet edhe me deodorantin që po e përdorni

Do të habiteni si e ka quajtur djalin e tij arkitekti i njohur shqiptar
“Nuk është që detyrohem, por unë e kam beben me gji, kështu që pse t’i mungoj diçka që është e domosdoshme për zhvillimin e tij të mëtutjeshëm kur unë mund ta kem me vete. Beba s’po i pengon askujt, unë jam këtu në këtë zyrë ku po i dëgjoj dhe po i shikoj kolegët, kështu që kur vie koha për të votuar unë do të dal andej dhe do të votoj”, tha Abetare Kurti.

Abetarja tregon se djali i saj Kaoni nuk e pengon që ajo të koncentrohet në çështjet që diskutohen. Thotë se zakonisht foshnja flen, por sot zhurma e kuvendarëve e pengoi Kaonin për të bërë gjumë.

“Beba i ka gati katër muaj dhe çdo seancë unë e kam me vete. Për momentin po qanë, sepse iu prish gjumi, por tjera herë gjithmonë flen sepse është shumë i qetë”, tha Kurti.

Ky shembull që deri më tani është parë vetëm nëpër parlamente evropiane, nuk ka qenë asnjëherë i praktikuar në nivelin lokal të Ferizajt.

Sido që të jetë , Abetarja qëndroi deri në fund në mbledhje, ndërkaq Kaoni i vogël pati rastin të takohet me shumë kolegë të mamit. /TvTema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img