20,04,2024

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Must Read

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit , në ora 04:10, gjatë

patrullimit në rrugën ‘’Brahim Ademi’’ në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet me targa vendore dhe pas kontrollimit të automjetit dhe personave, është ndaluar një person me inicialet E.T (M/K) i moshës 49 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së

paluajtshme’’ me dënim burgimi prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve.

I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img