Ferizaj

Të mërkurën shqyrtohet tërheqja e parave nga Trusti në Kryesi


Publikuar më:


Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale do të shqyrtohet të mërkurën (25 maj), raporton GazetaBlic.

Tërheqja e parave nga Trusti është në rend të ditës, në mbledhjen e Komisionit që do të mbahet të mërkurën, e kryesuar nga Armend Muja.

Ndryshe, dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të sjellë në Kuvend projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale.

Ky Projektligj do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale

To Top