25,04,2024

Arrestohet mashtruesi që paraqitej si zyrtar i KFOR’it

Must Read

Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin B. Haziri për mashtrim, duke u paraqitur rrejshëm si i punësuar zyrtar në një nga kampet e KFOR’it në Prishtinë. Rrjedhimisht, dyshohet se ka përfituar para duke mashtruar se në këmbim qytetarët që e paguan do të marrin vetura ose mjete të rënda pune.

Ky është njoftimi i Policisë:

Pas një pune të shkëlqyer hetimore dhe operative të realizuar nga ana e hetuesve të stacionit policor Qendra, sot në ora 09:00 policia arrestoi në gjendje flagrante të dyshuarin B. Haziri, në përpjekje për të mashtruar viktimën e radhës A. Q nga Ferizaj.

Mbështetur në rezultatet e veprimeve hetimore të ndërmarra nga ana e policisë dyshohet se, që nga data 28.05.2016 i dyshuari ka arritur të mashtroj së paku 8 qytetarë të Republikës së Kosovës duke u paraqitur rrejshëm si i punësuar zyrtar në një nga kampet e KFOR-it, në Prishtinë.

Pothuajse në të gjitha rastet e raportuara i dyshuari u ka marrë vlera të parave nga 3,500-5,000 €uro qytetarëve të ndryshëm duke i mashtruar se në këmbim do të marrin vetura ose mjete të rënda pune.

Vlera e përafërt e mashtrimit dyshohet të arrijë në 26,000 €uro.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit i është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, për tu dërguar më pas në qendrën e mbajtjes në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img