29,04,2024

KH “Kastrioti”  fillon përgatitjet intensive  për pjesëmarrje në garat evropiane

Must Read

Klubi i hendbollit “Kastrioti” nga Ferizaj   ka filluar përgatitjet për pjesëmarrje në lojërat evropiane në hendboll.

Kryesia e Klubit  ka shtuar aktivitetin e sajë në riorganizimin  dhe përforcimin e klubit që në garat e ardhshme të filloi sa më i përgatitur. Në kuadër të kësaj dhe pas vendimit të Bordit të FHK-së për afatin kalimtar  KH “Kastrioti” ka filluar përforcimet.

“Kastrioti” tani më ka përfunduar  bisedimet më  Hamdi Saliun,lojtarë i  Termal sport erzurum  nga Turqia.

Gëzim  Kokollari,kryetar i KH “Kastrioti” tha se përveç këtij përforcimi është duke u biseduar që  të ketë edhe të tjerë.

“Jemi duke punuar në përforcimin e ekipit si me lojtarë   por edhe  në rishqyrtimin  e stafit teknik,ku do të vlerësohet përformanca e secilit veç e veç”  tha Kokollari

Sipas vendimit të Bordit të FHK-së , afati i rregullt kalimtar do ka filluar  me datën 01 korrik dhe do të jetë i hapur deri me datën 15 korrik 2016.

Afati kalimtar sipas Rregullores mbi regjistrimin e  klubeve, lojtarëve,  statusin dhe transferimi i tyre parasheh të zgjatë 15 ditë, në të cilin mund të aderojnë në klubet e reja të gjithë ata hendbollist dhe hendbolliste të cilët nuk kanë kontrata dhe janë të lirë, apo kanë kontrata por kanë fletë pëlqimin e  klubit.

Hendbollistët dhe  hendbollistet  që marrin statusin e lirë gjatë afatit te rregullt kalimtar kanë te drejt regjistrimi deri me 15 tetor 2016.

Lojtaret qe vijnë nga shtetet e tjera kane te drejte regjistrimi deri ne fund te vitit 2016

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img