29,03,2024

Arrestimi, Shullazi ia hoqi maskën policit: “Të njoh shumë mirë kush je”!

Must Read

shullazi dhe tahiri_4

Efektivët e policisë që shoqëruan Emiliano Shullazin mbrëmjen e së shtunës, mbanin maska në kokë. Duket se 38 vjeçari ishte në dijeni që policia po shkonte ta shoqëronte dhe po priste në lokal tek rruga e Kavajës pranë banesës. Sapo policët iu afruan, Emiljano Shullazi kapi njëri nga policët dhe i hoqi maskën nga koka duke i thënë: “Hiq maskën ore se të njoh shumë mirë se kush je”, raporton gazeta ‘Shqiptarja.com’.   Pas këtij momenti, 38-vjeçari nuk bëri rezistencë dhe u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kurse, shoku i tij i ngushtë Gilmando Dani u paraqit në polici për të pyetur për Shullazin. Policia i vendosi në qafë lejen hyrëse që mund të shkonte të takonte shokun e tij Emiljano Shullazi dhe sapo ka hyrë, është arrestuar pas fletë-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i përfshirë në disa vepra penale. Një ditë më parë, ish zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani tregoi si kishte parë bashkë, Saimir Tahirin dhe Emiliano Shullazin ditën e zgjedhjeve në 23 qershor të 2013.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img