25,04,2024

Ardian Gjini: Ndryshimin nuk e pengoi AAK

Must Read

Ardian Gjini/ Foto nga Arkivi: Kushtrim Ternava (Gazeta Express)

 

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini në emisionin “Rubikon” në KTV ka theksuar se veprimet e opozitës kanë ardhur si pamundësi për të përdorur mjetet që i jep Kushtetuta, për shkak se 2/3 i ka koalicioni.

“Kjo qeverisje e ka dëshmuar se vendi më nuk duron pa një opozitë, e cila me të vërtetë është opozitë dhe nuk lejon që kjo qeveri të bëjë çka të dojë”, tha Gjini, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, pse nuk ka ndodhur ndryshimi, faji nuk është tek AAK-ja.

“Edhe me prishjen me VV-në, AAK nuk ka faj”, tha ai.

“Me VV-në oferta ka qenë e qartë: dikujt i takon bartësi i listës dhe posti i kryetarit të Kuvendit, dhe kush e ka të dytin e listës e ka mandatarin për formimin e qeverisë. Ia kemi lënë VV që të zgjedh”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img