Lajme

Anëtari i AAK-së Vetëvendosjes: Më 14 maj nuk votohet për parti, por protestohet ndaj së keqes!


Publikuar më:


albin-kurti-ramush-haradinaj

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Alban Dermaku ka reaguar ndaj paralajmërimeve të Vetëvendosjes që të s’do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj. Dermaku në një shënim në Facebook ka theksuar se VV duhet ta dijë që më 14 maj nuk votohet për parti politike, por protestohet kundër së keqes.

Shënimi i plotë:

Eshte e pakuptimte dhe nençmuese per qytetaret deklarimet dhe thirrjet nga eksponente te LVV-se qe strukturat dhe aktivistet e tyre mos t’i pergjigjen pozitivisht protestes se 14 majit.

Per me teper thirrjet e tyre edhe ndaj qytetareve, qe edhe ata mos t’i pergjigjen kesaj proteste (kinse vetem pse po e organizon AAK-ja) le te kuptohet se ata me me rendesi e kane mendesine e tyre ideologjike dhe interesat e ngushta sesa kundershtimin e kesaj Qeverie.

AAK ka marre persiper barren e organizimit te protestes se 14 majit dhe protesta eshte e gjithe qytetareve. Do te vazhdojne te protestojne te gjithe ata te cilet nuk pajtohen me dy marreveshjet e rrezikshme per vendin, e qe po vazhdojne t’i rrijne Kosoves mbi koke; nuk pajtohen me kete qeveri antikushtetuese; nuk pajtohen me kapjen e shtetit dhe gjithe kete gjendje te rende socio-ekonomike ne vend.

Kosova eshte e te gjitheve, dhe protesta do te jete qytetare.

Nje proteste gjithpopullore e qete dhe demokratike do ta deshmon edhe shpirtin e gjalle te Kosoves e cila asnjehere nuk ka ditur t’i nenshtrohet te keqes.

LVV, me 14 maj nuk votohet per parti politike, me 14 maj vazhdohet te protestohet ndaj se keqes!

Comments
To Top