26,04,2024

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë Laszlo Markusz viziton Ferizajn, bisedohet për mundësi bashkëpunimi

Must Read

Të enjten për vizitë zyrtarë në Ferizaj, ka qëndruar ambasadori i Hungarisë në Kosovës Laszlo Markusz.

Gjatë paradites së të enjtes kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur në një takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Pas takimit është thënë se në fokus të bisedës kanë qenë çështje që lidhen me aspeket zhvillimore të komunës.U bë e ditur se Qeveria e Kosovës së fundi ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Qeverinë e Hungarisë, nga e cila Kosova do të përfitoj një kredi prej 62 milion eurove pa iu nënshtruar kamatës.

14303917_1122758864437692_1416427222_o
Me këtë rast kryetari Svarqa, ka falënderuar ambasadorin Markusz, ndërsa ka spikatur nevojat që ka komuna në realizimin e shumë projekteve infrastrukture.

”Qeveria e Hungarisë ka treguar një interesim të jashtëzakonshëm për zgjidhjen e disa problemeve jetike për qytetarët tanë. Në kuadër të marrëveshjeve që ka Qeveria e Republikës së Kosovës me Qeverinë e Hungarisë dhe dy kryeministrat, ju siç e dini kanë nënshkruar një marrëveshje për kredi pa kamatë për Kosovën në një shumë prej 62 milion eurosh, përftimet e të cilave sigurisht se edhe Komuna e Ferizajt dhe unë personalisht jemi të interesuar që ti kemi. Ne natyrisht se e dimë që nuk është e lehtë për të përfituar këtë lloj të kredive të buta, por në takimin që patëm unë e njoftova për nevojat dhe me studimet e fizibiliteteve dhe projektet ideore dhe detale që kemi në dispozicion dhe të cilat ne do të konkurrojmë” ka thënë Svarqa .

Më tutje Svarqa, ka përmendur edhe projektet për të cilat komuna e Ferizajt është e interesuar që t’i jetësoj përmes kësaj kredie.

“Ndër temat që ne i konsiderojmë me prioritete dhe të cilat edhe ambasadori kishte njohje madje shpesh herë paraprinte me pyetje për projektet tona vend të rëndësishëm gjetëm në këto bisedime projektet për trajtimin e ujërave të zeza, siç e dini janë kryer studimet e fizibilitetit dhe ne kemi një nevojë tepër prioritare dhe tepër urgjente për të trajtim të këtyre ujërave në segmentin e fshatit Gurëz ku 86 për qind e ujërave të zeza derdhën në një pikë duke përfshirë edhe një numër të banorëve të qytetit të Kaçanikut. Po ashtu biseduam për trajtimin e segmentit të hekurudhës në qytetin e Ferizajt i cili siç e dini është në fazën e studimit të fizibilitetit për futjen e një segmentin nëntokë” ka vë në dukje kryetari Svarqa.
Në këtë kontekst merret vesh se është biseduar edhe për aspektet që lidhen me menaxhimin e mbeturinave, problemin e ngrohjes qendrore etj.

14248104_1122758027771109_768040025_o

“Gjithsesi u bisedua edhe për të ardhmen edhe për trajtimin e mbeturinave si dhe për përpjekje për zgjidhjen e problemit të ngrohjes së qytetit në bazë të kërkesave që do të kemi dhe konkurrimeve që do të bëjmë me projekte për këto projekte vitale që janë tepër të rëndësishme dhe që janë bërë studimet edhe nga Qeveria e Hungarisë që të investojmë në këto lloje të infrastrukturës. Unë e sigurova ambasadorin që do të bëjë gjithçka që është e mundur me tërë infrastrukturën komunale që t’i kultivojmë marrëdhëniet tonat që të kemi një bashkëpunim të frytshëm për të cilin ne kemi nevojë që t’i shfrytëzojmë përvojat e Hungarisë në veçanti për ngritjen e komisioneve të përbashkëta të bashkëpunimit ku do të përfshihen edhe përfaqësuesit e kompanive publike dhe profesionistet, të shoqëruar edhe nga zyrtarët e drejtorisë së shërbimeve publike për të pasur vizita të ndërsjellta për të shërbyer profesionalizmi i tyre në kultivimin e kësaj marrëdhënie, për ta ndryshuar qasjen ndaj punës”, ka thënë në fund kryetari Svarqa.

Në anën tjetër ambasadori, Markusz, ka pranuar se në fokus të takimit kanë të gjitha këto tema që u ceken nga kryetari .

“Dëgjova nga kryetari sfidat që ka komuna juaj dhe që i hasni, dhe kemi filluar me diskutime, të shohim se cilat janë pikat e diskutimit apo temat që mundemi së bashkë me i përfundua. Besoj që kemi diçka që t’ju ofrojmë sa i përket trajtimit të ujerave ete zeza , dhe biseduam edhe për mirëmbajtjen e tyre sepse nëse dëshirojmë të ndërtojmë diçka atëherë duhet edhe ta mirëmbajmë atë. Kisha me qenë i nderuar që njerëzit nga ndërmarrjet publike në Hunagri ti japin përvojat e tyre qytetareve të Ferizajt” tha Markusz.
Tutje ambasadori Marksuz ka bërë të ditur edhe diskutimi që është bërë lidhur me transportin publik dhe mundësinë që Ferizajt të përfitoj autobus.

” Deri te nënshkrimi marrëveshjeve qeveritare ne fillim të vitit do të fillojmë edhe me projekte konkrete” , ka thënë ai.

Me këtë rast kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, në shenjë mirënjohje i dhuroi ambasadorit Marksuz një gravur me portretin e Nënës Terezë dhe një udhërrëfyes të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img