25,04,2024

Ambasada e Kosovës dhe Shqipërisë notë proteste Shkupit për incidentin në Manastir

Must Read

“Ju lutemi që të na sqaroni incidentin e përdhunimit të Memorialit të Kongresit të Manastirit ditën e martë, kur edhe shënohej kjo datë me rëndësi për Alfabetin e gjuhës shqipe. Pasi ky është incident i përsëritur vite me radhë, kërkojmë që të merren masa adekuate për mospërsëritje të tillë dhe të gjinden autorët e këtij incidenti në panevojshëm”, thuhet në reagimin e dy ambasadave në Shkup drejtuar MPJ-së, transmeton Zhurnali.

Ndryshe, sikurse në çdo përvjetor të shënimit të Ditës së Alfabetit Shqip, edhe të martën ishte dëmtuar objekti i Kongresit të Manastirit në Manastir, ndërsa ishin thyer xhamat e derës hyrëse, si dhe ishin shkruar grafite shoviniste “smrt za shqiptari” (vdekje për shqiptarët).

Huliganët maqedonas kësaj radhe, me rastin e përvjetorit të 108-të të Alfabetit Shqip, kanë dëmtuar derën hyrëse të Shtëpisë së Kongresit të Manastirit në Manastir. Persona të paidentifikuar, sikurse viteve tjera, kanë gjuajtur gurë dhe mjete tjera, me çka kanë thyer xhamat e derës hyrëse të objektit, si dhe kanë vënë mbishkrimi fyese për shqiptarët. “Vdekje për shqiptarët” ka qenë panoja e radhës e ngjitur në derën e Kongresit të Manastirit.

Ky incident i ka hedhur hije festës kombëtare, duke u dënuar nga shqiptarët e Manastirit, por edhe më gjerë. Ministria e Brendshme ka theksuar se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e këtij incidenti, por duke mos dhënë detaje.

Ambasada e Kosovës dhe Shqipërisë në Shkup sot kanë dërguar notë proteste deri te MPJ e Maqedonisë duke kërkuar që të merren masa adekuate që këto ndodhi të mos ndodhin më sepse për vite me radhë po përsëriten.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të Ambasadës së Kosovës dhe Shqipërisë:

“Ju lutemi që të na sqaroni incidentin e përdhunimit të Memorialit të Kongresit të Manastirit ditën e marte kur edhe shënohej kjo datë me rëndësi për alfabetin e gjuhës shqipe. Pasi që ky është incident i përsëritur vite me radhë, kërkojmë që të merren masa adekuate për mospërsëritje të tillë dhe të gjinden autorët e këtij incidenti në panevojshëm”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img