26,04,2024

Alma Loki dhe Ensar Hamza përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Ballkanik në Stamboll

Must Read

ALMA LOKI, dhe ENSAR HAMZA dy karateist të talentuar të Kastriotit nga Ferizaj,do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Ballkanik në Stamboll,për moshën 12 vjeçare.
ALMA,do të garoj në të dy disiplinat e karatesë KATA & KUMITE,kurse ENSARI vetëm në disiplinën KUMITE.
Për shkak të mangësisë së buxhetit të qëndrueshëm,Kastrioti nuk mundi të dërgoj në këtë garë edhe 3 garues tjerë,të cilët e kishin fituar kushtin e përfaqësimit, e ata janë: FJOLLA BEHLULI për moshën 10 vjeç në disiplinën e KATA -ve, BLINË SADIKU për moshën 11 vjeç në të dy disiplinat KATA & KUMITE,dhe DIELLZA MAHALLA për moshën 11 vjeç në të dy disiplinat KATA & KUMITE.

Përgatitja e garuesve për pjesëmarrje në këtë kampionat ka rrjedhë intensivisht nën përkujdesjen e pa lodhshme të trajnerëve të Kastriotit,të cilët gjithë bagazhin e tyre profesional e vunë në dispozicion të garuesve për këtë sfidë konkurrimi.
“Fuqishëm besojm se Kastriotët do të kthehen triumfues” shprehet kryetari i klubit z.Halil Mahalla,i cili do ti shoqëroj garuesit me kombëtaren e Kosovës në Ballkanik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj mban punëtorinë në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, universitetet publike dhe ato të shkencave të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img