07,05,2024

Përfaqësues të kompanisë austriake “VAMED” vizituan UShAF

Must Read

Ferizaj.17.05.2017. Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot përfaqësuesit e Kompanisë austriake “VAMED”, z. Johann Muller-Albrecht, znj. Amy Tremmel, z. Reinhard Krepler, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy palëve.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për hapjen e një Akademie të specializuar shëndetësore, e cila do të ofrojë trajnime profesionale në aspektin shëndetësor për studentët e Kosovës.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari falënderoi përfaqësuesit e Kompanisë për vizitën në Universitet, e po ashtu edhe për gatishmërinë për të punuar së bashku në projekte e nisma të rëndësishme për universitetin e vetëm të shkencave të aplikuara në vend.
“Të gjitha këto mundësi që po na jepen neve si Universitet nga kompani e biznese, do të jenë të shënuara në historinë e Universitetit si kontribues në zhvillimin e tij, ndërsa për studentët po krijohen mundësi të shkëlqyeshme në përgatitjen e tyre”, tha Rektori.
Ndërsa, përfaqësuesit e Kompanisë “VAMED”, falënderuan rektorin Bajraktari për gatishmërinë për të punuar së bashku dhe theksuan se një projekt i tillë, siq do të mund të jetë Akademia, do të jetë në dobi të të rinjve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Projekti i paraqitur nga “VAMED” parasheh certifikimin e stafit lokal në fusha të ndryshme të kujdesit shëndetësor në nivel akademik dhe shumë pika të tjera të rëndësishme për bartjen e mëtutjeshme të njohurive midis ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, por edhe mes institucioneve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img