26,04,2024

Aliu: Të lënduarit po bëjmë përpjekje t’i dërgojmë në Turqi

Must Read

Kryetari Ferizajt Agim Aliu, ka thënë se po bëjnë përpjekje maksimale për pacientët që u lën.duan gjatë një shpë.rthimi në këtë qytet.

Aliu tha se po përpiqen që personat që janë lën.duar rëndë që t’i dërgojnë për trajtim në Turqi.

“Po bëjmë përpjekje maksimale që për të lën.duarit në gjendje më të rë.ndë, ta lehtësojmë procedurën për shërim në Republikën e Turqisë, sipas rekomandimeve të mjekëve, pas vendosjes së kontakteve nga Komuna e Ferizajt bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik-Universitar të Kosovës dhe kërkesës tonë pranë Ambasadës së Turqisë në Kosovë”.

I pari i Ferizajt shtoi se do ta kalojnë edhe këtë plagë.

“Zemërthyer e të tronditur jemi sot, jo vetëm ne ferizajasit, nga vala e zjarrit e shpë.rthimi i fuqishëm që lën.doi dhjetëra qytetarë. Ferizaj do ta kapërcej edhe këtë plagë që nisi vitin. Të gjithë jemi me lutjet tona për shërimin e të lën.duarve dhe pranë familjeve të tyre”.

“I jashtëzakonshëm ishte edhe reagimi i mjekëve e infermierëve ferizajas dhe stafit teknik nga komunat fqinje, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve, solidarizimi i bizneseve me këtë fatkeqësi e qytetarëve të rastit që me reagimin e shpejtë, parandaluan zgjerimin e tragj.edisë”.

“Qoftë i shpejtë shërimi i të lën.duarve!”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img