28,04,2024

Kurti kërkon ndërhyrjen e autoriteteve në inspektimin e lokaleve pas shpërthimit në Ferizaj

Must Read

Lideri i VV-së, Albin Kurti, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka shkruar rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Ferizaj.

Ai ka thënë se pas një shpërthimi që ndodhi në kryeqytet një javë më parë pikërisht nga bombola e gazit, një lajm tjetër i ngjashëm vjen nga Ferizaj.

Kurti thotë se dy shpërthime për një kohë kaq të shkurtër janë alarm për autoritetet lokale dhe qendrore për t’u vënë në krye të detyrës në inspektimin e lokaleve.

Ky është postimi i plotë i tij:

Një javë pas shpër.thimit të bom.bolës së gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër një lagjeje private ku mbetën 12 të lën.duar, sot morëm lajmin tra.gjik për shpër.thimin e një bom.bole të ngjashme në Ferizaj, prej ku 15 dërguan për trajtim në QKUK, kurse tre të tjerë në kujdes intensiv.

Uroj që të lën.duarit të shër.ohen sa më shpejtë e të kthehen te familjarët e tyre me të cilët bashkëndjej në këto momente.

 Dy shpër.thime për një kohë kaq të shkurtër janë alarm për autoritetet lokale dhe qendrore për t’u vënë në krye të detyrës në inspektimin e lokaleve.

 Këso ngjarje tra.gjike që janë të shmangshme nuk mund të quhen thjesht fatkeqësi e nuk do të duhej të ndodhnin.

Shteti është mbikëqyrje e mirë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img