26,04,2024

Aliu priti në takim një grup të rinjsh nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN)

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim një grup të rinjsh vullnetarë të Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), me të cilët u bisedua për gjendjen e përgjithshme në secilin sektorë komunal si dhe iniciativat që synohen të realizohen nga ky grup në kuadër të nismave lokale të parapara me projektin e Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) në Komunën e Ferizajt.

Të rinjtë parashtruan një varg pyetjesh kryesisht të fokusuara në fushën e arsimit dhe barazisë gjinore, me theks të veçantë në nxitjen e vullnetarizmit tek të rinjtë dhe mbështetja e iniciativave të tyre nga organet e qeverisë lokale si dhe promovimin e barazisë gjinore, veçanërisht avancimin e pozitës së gruas në institucionet vendimmarrëse dhe përgjithësi në shoqëri.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu pas njoftimit të hollësishëm që bëri për situatën në fusha të ndryshme të menaxhimit lokal falënderoi vizitorët për angazhimin e tyre dhe bashkëmoshatarëve të tyre në sendërtimin e qytetarisë aktive në Ferizaj.

Ndër të tjera si projekte kryesore që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe shëndetin e të rinjve, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu përmendi marrëveshjen për orientim në karrierë që ka nënshkruar Drejtoria Komunale e Arsimit me Lux Development – marrëveshje që po realizohet për herë të parë në komunën tonë, ngritja e infrastrukturës së nevojshme dhe përfundimi i procedurave për fillimin së shpejti të projektit të ligës shkollore të sportit, themelimi i një shërbimi të veçantë “Shtëpiaku dhe sanitaria” që do të kujdeset për mirëmbajtjen teknike të objekteve shkollore dhe të tjera si dhe ngritjen e nivelit të higjienës në ato objekte, luftimit të dukurive negative në shkolla përmes fuqizimit të mekanizmit kontrollues komunal dhe intensifikimit të bashkëpunimit me Këshillin e Prindërve, rritjes së kontrollit për mbylljen e lokaleve të lojërave të fatit, bastoreve dhe kazinove, në afërsi të shkollave si dhe kontrollit të vazhdueshëm të Inspektoratit Komunal për të luftuar dukuritë negative që kërcënojnë shoqërinë tonë.

Ndër të tjera, si shqetësime nga të rinjtë u theksua numri i lartë i përdoruesve të narkotikëve në mesin e të rinjve, për të cilat apeluan si tek organet komunale ashtu edhe tek ato të Policisë së Kosovës që të ndërmarrin iniciativa në luftimin e këtij fenomeni që po shkatërron të rinjtë.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu siguroi se të gjitha masat e qeverisë lokale të ndërmarra deri më tani por që do të ndërmerren vazhdimisht janë pjesë e programit të tij për mbrojtjen e familjes, program që ka masa të qarta për reagim shtetëror në luftën kundër dukurive negative. Më tutje, falënderoi pjesëmarrësit në këtë bashkëbisedim dhe inkurajoi nisma të tilla që padyshim do të gjejnë edhe mbështetjen e qeverisjes lokale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img