13,07,2025

Aliu: Nëntori i Shqiptarisë

Must Read

Sa herë vjen 28 Nëntori, ne me krenari kujtojmë gjithë luftërat dhe mundin e madh që bëri kombi ynë nëpër shekuj për liri, shtetësi dhe barazi mes kombeve të tjera. Kujtojmë Nëntorin e Rilindjes së kombit me Skënderbeun dhe Nëntorin e formimit të shtetit me Ismajl bej Vlorën. Kujtojmë ditëlindjen e komandantit suprem të UÇK-së, Adem Jasharit dhe krenohemi me këta viganë të kombit që patëm, ashtu siç krenohemi me të gjithë bijtë dhe bijat e atdheut që me punën, luftën dhe gjakun e tyre ndërtuan Shqiptarinë e përjetshme.

Urime gjithë shqiptarëve anë e kënd botës 28 Nëntorin, ditën e flamurit të kuq me shqiponjën e zezë dy krenare simbol i atdheut dhe qenësisë sonë shqiptare.

Me respekt
Kryetari i degës së PDK-së Ferizaj
z. Agim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img