04,11,2025

Aliu kërkon dinamizimin e kalimit në pronësi të Komunës të pronave nën menaxhimin e AKP-së

Must Read

Kryetari I Ferizajt  Agim Aliu, në një takim që ka pasur  me ZëvendësKryeministrin e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri dhe  zëvendësministrin Xhavit Zariqi ka kërkuar që të dinamizohet procesi i kalimit në pronësi të Komunës të pronave nën menaxhimin e AKP-së, tejet të nevojshme për investimet tona strategjike

Këtë e ka bërë të ditur kryetari I ferizajt Agim Aliu

“Sot, takova ZëvendësKryeministrin e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri ku diskutuam për nevojën që të dinamizohet procesi i kalimit në pronësi të Komunës të pronave nën menaxhimin e AKP-së, tejet të nevojshme për investimet tona strategjike si dhe të tjera publike për qytetin tonë.

Në takimin që patëm bashkë me zëvendësministrin Zariqi, nga numri dy i Qeverisë mora garancën për mbështetjen në këtë proces si dhe nisma të tjera të cilat i japin hov zhvillimi, Komunës së Ferizajt.

Falënderoj ZëvendësKryeministrin Tahiri për pritjen e mbështetjen!” ka shkruar Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në rrugët Shtërpcë-Brezovicë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit-Glloboçicë

Ferizaj, 04.11.2025Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img