26,04,2024

Aksion i gjerë i inspektoratit komunal

Must Read

Ferizaj.28.02.2018. Inspektorati komunal në Ferizaj, ditëve të fundit ka ndërmarr një aksion të gjerë të shtrirë në gjithë territorin e Komunës së Ferizajt për kontrollimin e kushteve higjieno- sanitare dhe ligjshmërinë e operimit të subjekteve të ndryshme afariste që operojnë në territorin e Komunës së Ferizajt.

Ky aksion ka rezultuar me dorëzimin e 6 fletëparaqitjeve në Gjykatën Themelore në Ferizaj ndaj subjekteve të ndryshme afariste.
Lidhur me këtë aksion, koordinatori i inspektorëve komunal, Ridvan Berisha ka deklaruar: “Jemi në veprim me kapacitete të plota të inspektoratit. Ndonëse kemi numër të vogël inspektorësh, po bëjmë përpjekje maksimale të shtrijmë aksionin tonë në gjithë territorin e Ferizajt. I falënderoj qytetarët që janë treguar bashkëpunues duke denoncuar raste të shkeljeve të ndryshme. Vetëm në periudhën 1 mujore, sektori i inspekcionit konkretisht inspektorët e veterinarisë, sanitar dhe të tregut kanë iniciuar procedura në Gjykatën Themelore në Ferizaj, një numër prej 6 fletëparaqitjesh. Me gjithë sfidat, jemi optimist në betejën tonë për vendosjen dhe respektimin e ligjit, natyrshëm me mbështetjen edhe të qeverisë lokale, konkretisht kryetarit Aliu” deklaroi koordinatori Berisha.

Gjithashtu, në këtë kuadër të këtij aksioni, janë kontrolluar edhe disa parkingje private të cilat deri më tani kanë funksionuar ilegalisht. Nga inspektorati komunal, këtyre bizneseve i është kërkuar pajisja me certifikata biznesi, të futen në sistemin tatimor, si dhe të pajisen me pëlqimin për kushtet minimale-teknike për ushtrimin e kësaj veprimtarie.
Shtrirja e këtij aksioni është edhe në 2 tregjet që funksionojnë në komunën tonë, në tregun e gjelbër dhe tregun e kafshëve. Në të dy tregjet, inspektorët komunal janë prezent duke garantuar qarkullimin e lirë të qytetarëve, gjegjësisht qarkullimin pa pengesa në trotuare si dhe ndalimin e therjes së kafshëve në vendet e paautorizuara për këtë veprimtari sipas ligjeve në fuqi.

Këto veprime janë ndërmarrë në kuadër të planeve për rritjen e kontrollit të produkteve të ofruara në treg si dhe sigurinë më të madhe ndaj konsumatorëve. Inspektorati komunal është në dispozicion 24 orësh, në 7 ditë të javës për denoncimet e qytetarëve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme në respektim të ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Aksionet e inspektoratit komunal janë ndërmarr në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për të cilën, Komuna e Ferizajt i falënderon publikisht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img