Lajme

Aksident në Klinë, një person ka humbur jetën dhe janë lënduar njëmbëdhjetë


Publikuar më:


Aksidenti i sotëm në magjistralen Prishtinë-Pejë përfundoi me fatalitet. Në Rixhevë të Klinës u ndeshën pesë vetura me ç’rast 21 vjeçari me inicialet F.Sh u dërgua në spitalin rajonal të Pejës pa shenja jete.

Ndërsa 11 personat e tjerë të përfshirë në aksident po trajtohen në spital.

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë:

“Sot më datë 04.07.2016 rreth orës 09:25 është pranuar informacioni se në rrugën magjistrale Pejë – Prishtinë, përkatësishtë në fshatin Rixhevë – Klinë ka ndodhur një aksident në komunikacionin rrugor, ku janë përfshirë pesë (5) makina, katër (4) nga këto janë makina udhëtarësh,’BMW’, ‘VW Pasat’, ‘VW Golf’, ‘VW Polo ‘ dhe një kamion’ Mercedes’, me ç’rast një person ka humbur jetën dhe janë lënduar njëmbëdhjetë (11) të tjerë.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të mënjëhershme, njësite relevate iu kanë përgjigur vendit të ngjarjes, për të zhvilluar këqyerjen e vendit të ngjarjes.

Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, aksidenti ishte me lëndime të rënda trupore, fatale për njërin pasagjer në mjetin ‘BMW’ shtetasi shqiptar i Kosovës F.Sh.(1995) i cili në Emergjencen e Spitalit Rajonal në Pejë ka arritur pa shenja jete. Njëmbëdhjetë (11)personat e lënduar shtetasit shqiptar Kosovar, I.R.(1971) drejtues i veturës ‘Passat’, F.R.(1961) pasagjer në veturen ‘Passat’, S.R.(1969) pasagjer në veturën ‘Passat’, B.R.(19 83) pasagjer në veturën ‘Passat’, H.K.(1966) drejtues i mjetit VW ’Golf’, S.R.(1966) pasagjer në mjetin VW’Golf’, B.R.(1991) drejtues i automjetit VW’Polo’, M.R.(1962)pasagjer në veturën VW’Polo’, T.R.(1955), pasagjer në automjetin VW’Polo’, Xh.R.(1963)pasagjer në automjetin VW’Polo’ si dhe i dyshuari S.SH.(1991) janë dërguar me urgjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, përveç të lënduarit S.R. , i cili për shkak të lëndimeve serioze me urgjencë është dërguar në QKUK Prishitnë.

Trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar familjarëve me kërkesë të tyre pa u dërguar në autopsi me vendim të prokurorit shtetit.

Comments
To Top