26,04,2024

AKI thotë se ka tendenca nga Serbia për destabilizimin e sigurisë në Kosovë

Must Read

Pas raportimit të Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, kryesuesi i komisionit Faton Topalli tha se takimi i sotëm hyn në mbledhjet e rregullta të takimit me drejtorin e AKI-së dhe tregoi se në takim u diskutua kryesisht për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

“Sipas raporteve të drejtorit gjendja e sigurisë në Kosovë është bukur stabile, ka tendenca të stabilizimit të gjendjes, por AKI sa i takon si agjenci ka informuar presidentin, kryeministrin dhe është në bashkëpunim me strukturat tjera të shtetit që merret me çështjen e sigurisë”, njoftoi Topalli.

Ai përmendi edhe deportimin e shtetasve turq dhe tha se janë duke u marr gjithë mekanizmat me shkeljet që janë bërë në këtë proces.

“Lidhur me detyrat dhe kompetencat që ka AKI ka shkelje, por me ketë çështje janë duke u marrë mekanizma të tjerë të shtetit dhe presim brenda një kohe të shkurtër të kemi rezultat”, tha ai.

Topalli tha se ka tendenca për të destabilizuar vendin dhe këto tendenca vijnë nga shteti fqinjë, Serbia.

“Informacionet për përpjekjet e destabilizimit të gjendjes në Kosovë janë publike, veprimet e shtetit të Serbisë janë për të destabilizuar gjendjen në Kosovë. AKI-ja ka detyrë të raportoj tek kryeministri dhe kryetari i vendit po ashtu edhe komisionit, tendencat e tilla të Serbisë janë të dukshme edhe për publikun dhe vendin”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img