29,04,2024

Dënohet me dy vjet burgim për kultivim të bimëve narkotike

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, sot më 27 mars 2019, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.B i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit nga neni 278 paragrafi 1 të Kodit Penal të
Republikës së Kosovës.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bashkim Hyseni, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, ndërsa bimët e kanabisit të mbjella konfiskohen konform nenit 278 paragrafi 2 të KPPRK-së.

I pandehuri A.B, akuzohet se në shtator të vitit 2017, në Komunën Shtime, në një mal ka kultivuar bimë narkotike të llojit marihuanë, në atë mënyrë që i njëjti kishte mbjellë njëqind e dy (102) bimë narkotike, njëzetepesë (25) bimë kanë qenë të njoma, kurse shtatëdhjeteshtatë (77) bimë të tata – të përgatitura për shitje apo shpërndarje, të cilat pas kontrollit nga ane e Policisë janë konfiskuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img