25,04,2024

Akademikët harruan kolegun Ali Podrimja, merren me Fadil Hoxhë

Must Read

paqarrizi-201011

Ish kryetari i bordit të RTK-së  dhe profesori i gazetarisë e gjuhës shqipe, Rrahman Paçarizi ka thënë se si askush nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës nuk është kujtuar për një nga poetët më të mëdhenj shqiptarë, Ali Podrimja.

Paçarizi përmes një postimi në Facebook ka thënë se anëtarët e ASHAK duhet të kërkonin urdhrin “Nderi i Kombit” për poetin Podrimja e jo figurat e komunizmit, njofton Klan Kosova.

“Anëtarët e ASHAK, koleg i të cilëve ka qenë Ali Podrimja, edhe mik personal i disave, më shumë nder i kishin bë vetes me pasë kërku urdhrin “Nderi i Kombit” për Ali Podrimjen, sesa nismat gjysmëklandestine për rikontrabandim të komunizmit në Kosovë”.

Ai gjithashtu ka thënë se pak njerëz e kanë nderuar Ali Podrimjen ashtu si e meriton duke përmendur këtu edhe një iniciativë të tijën për ndërtimin e një shtatoreje për të.

“Pakkush e ka nderu Kosovën dhe shqiptarët sa Ali Podrimja. Me poetin Lulezim Tafa patëm nisë me u marrë me ngritjen e një shtatoreje për Ali Podrimjen në oborrin e ish-Pallatit të Shtypit, që lidhet shumë me jetën e veprimtarinë e tij, por veç llafeve, s’na ndihmoi kush. Një copë vend s’u gjet për të. Ndoshta me emrin e tij s’fitohen vota, po s’janë votat gjithçka bre” ka përfunduar ai

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img