30,04,2024

Kadri Veseli e rikthen Hajredin Kuçin, ndërkaq e distancon pak Enver Hoxhajn (Foto)

Must Read

kadriveseli

 

Ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli e ka rikthyer në “pozicionon” e tij të mëparshëm, nënkryetarin e partisë, Hajredin Kuçi, raporton Gazeta Blic. Derisa në mbledhjen e parë të PDK-së të drejtuar nga Veseli, pas shkuarjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit, Hajredin Kuçin e kishte lënë “jashtë loje”, duke e ulur larg tij, ai sot e ka “korrigjuar” atë gabim.

Nuk dihet nëse për këtë ka “intervenuar” Thaçi, apo Veseli e ka parë të udhës që ta ketë afër dyshin e partisë.

Sikurse edhe shihet në fotografitë nga mbledhja e sotme, Kadri Veseli e ka ulur Hajredin Kuçin në krahun e tij të djathtë, ndonëse ky i fundit, në një nga intervistat e dhëna para disa kohësh, ka treguar që është më i afërt me Hashim Thaçin, raporton Gazeta Blic.

Mirëpo, nënkryetarin tjetër, Enver Hoxhaj që në mbledhjen e kaluar e kishte në krahun e djathtë, sot e ka distancuar paksa.

Ndërkohë, mësohet se nënkryetari Kuçi do të jetë zëvendëskryeminstër i ri i Kosovës, derisa Hoxhaj ka gjasa të rikthehet në postin e ministrit të Jashtëm, pas mbetjes vakante të këtyre dy vendeve, me shkuarjen e Hashim Thaçit, në postin e presidentit./ Gazeta Blic

11219040_1051030394943006_8332235658152634503_n (1) pdk-2-e1457620718919-780x439-768x432 13051721_1051030388276340_4040443740867903055_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img