26,04,2024

Agim Krasniqi: Fuqizimi i arsimit profesional prioritet mbi prioritete i Ministrisë së Arsimit

Must Read

Ferizaj.23.11.2018. Në një vizitë që u ka bërë disa bizneseve ferizajase, Agim Krasniqi, zyrtarë për arsim profesional pranë MASHT-it ka thënë se është duke u punuar që arsimi profesional të ngritet në nivelin që i takon për një zhvillim ekonomik më të mirë dhe te qëndrueshëm në Republikën e Kosovës.
“Ministria e Arsimit është ballafaquar me probleme dhe sfida të vazhdueshme qoftë në aspektin e cilësisë ashtu edhe atë organizativ dhe tani janë duke bërë angazhime dhe përpjekje maksimale për të nxjerrë kuadro të afta dhe të shkathta, ta cilat do ti përgjigjeshin dhe përshtateshin tregut të punës. Kjo njëkohësisht do të përcaktonte kahet dhe trendet e zhvillimit ekonomik të vendit, që sot bota moderne po përcjellë hap pas hapi, duke orientuar proceset dhe politikat arsimore drejtë një force punëtore të shkathtë dhe kompetente për nevojat dhe kërkesat e tregut të punës. Në këtë drejtim, Ministria e Arsimit ka shtuar dinamiken e aktiviteteve, drejt krijimit të një sistem arsimor modern dhe të qëndrueshëm duke pasur parasysh indikatorët e përgjithshëm socio-ekonomik. Ekziston një nevojë e qartë për të vazhduar mbështetjen e zhvillimit te arsimit profesional i cili është ende i cenuar nga mungesa e objekteve adekuate, mirëmbajtjes dhe sigurimit të cilësisë.
Tregu i punës akoma mbetet i ngurtë, dhe ka pak mundësi punësimi për të rinjtë, duke sinjalizuar një mospërputhje në mes të kualifikimeve të nevojshme në tregun e punës dhe atyre që ofrohen nga sistemi arsimor. Rritja e nivelit dhe rëndësisë së aftësive dhe kualifikimeve të fuqisë punëtore mbetet pra një nga sfidat më kryesore të tregut të punës ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë që Kabineti Ministror ka evidentuar të gjitha mangësitë dhe problemet me të cilat është ballafaquar arsimi profesional në Kosovë dhe ka marrë hapa konkret drejt realizimit te synimeve dhe objektivave zhvillimore.
Hapi i pare do të jetë orientimi i plan programeve mësimore drejt punës praktike të nxënësve në kabinete dhe hapësira te pajisura mire, që krijohen mundësitë që nxënësit ti fitojnë shkathtësitë e nevojshme dhe të kërkuara. Në këtë drejtim, ka filluar të bëhet rishikimi i të gjitha profileve te profesionit të cilat do të hartohen edhe profile të reja e që i kërkon koha dhe bizneset. Gjithashtu një hapë me rëndësi është edhe krijimi i Qendrave të Karrierës për këshillim të të rinjve që të dinë se nga të orientohen në karrierën e tyre” ka thënë Krasniqi.
Duke qenë se institucionet e sektorit privat nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të nxitur investimet e huaja, sidomos duke pasur parasysh konkurrencën e ashpër nga vendet e tjera në rajon MASHT në mbështetje te donatorëve është duke rishikuar legjislacionin aktual, me qellim te ndryshimit te formulës se financimit dhe krijimit te modaliteteve te reja për gjenerimin e të hyrave nga vet shkollat.
Me këtë rast, në kuadër të hulumtimit të nevojave të bizneseve të përpunimit të drurit Krasniqi ka vizituar disa subjekte ne komunën e Ferizajt si Mobilierinë “Rrezja” dhe Fabrikën e mobilieve “Tefik Çanga” në Ferizaj.
Gjatë kësaj vizite Krasniqi ka marrë informacione, opinione dhe rekomandimet e menaxhmentit të këtyre bizneseve për përvojat dhe nevojat e tyre në përgatitjen e kuadrove dhe si dhe profileve për të cilat ata kanë nevojë më së shumti.
Menaxherët e këtyre bizneseve kanë mirëpritur këtë vizitë dhe kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe të ofrojnë gjithçka është në mundësitë e tyre.
“ Në kompaninë OXA-group ka shumë biznese, në mesin e të cilave është edhe Fabrika për prodhimin e mobilieve “Tefik Çanga”. Si biznese kemi shumë nevojë për kuadro profesionale. Iniciativa e Ministrisë së Arsimit për fuqizimin e shkollave profesionale është një hapë shume i mirë në drejtim të përgatitjes së kuadrove për prodhim. Do të përkrahim këtë projekt dhe do të ofrojmë gjithçka që varet nga ne si kompani dhe në bashkëpunim më MASHT-in dhe shkollat profesionale të përgatisim kuadro vërtetë profesionale” ka thënë Fatmir Miftari, zëvendësdrejtor gjeneral i OXA group në kuadër të së cilës afaron fabrika e mobileve “Tefik Çanga”
Gjatë kësaj vizite Agim Krasniqi ka vizituar edhe Qendrën e Përpunimit të Drurit në Greme të Ferizajt, ku po trajnohen nxënës të shkollës së Agrobiznesit dhe teknologjisë “Zenel Hajdini” në programet teorike dhe praktike të makinave CNC për përpunimin e drurit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img