04,11,2024

Veseli nga Brukseli kërkoi që taksa për produktet e Serbisë dhe Bosnjës të jetë 100 për qind

Must Read

Zyra e kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli ka bërë të ditur se Veseli nga Brukseli ka kërkuar që taksa për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të jetë 100 për qind, e jo siç ishte propozuar deri në 30 për qind.

Vendimi për taksën 100 për qind ndaj Serbisë nuk ka ardhur pa konsultime dhe debate ndërmjet kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pak minuta pa u marrë vendimi në Qeveri, kryeministri e ka konsultuar në telefon kryeparlamentarin Kadri Veseli si lider i koalicionit dhe në fillim propozimi ka qenë që taksa të vendosej 20 për qind apo maksimum 30 për qind, bën të ditur kabineti i Veselit.

Kryeparlamentari Veseli e ka ndërprerë për disa minuta takimin me grupin e miqësisë në Belgjikë dhe është dëgjuar duke komunikuar me kryeministrin Haradinaj lidhur me vendimin që pritej ta merrte Qeveria.

Sipas zyrës së kryerparlemtnarit, gjatë bisedës telefonike të kryeparlamentarit me kryeministrin, Veseli ishte skeptik për propozimet fillestare të kryeministrit që taksa të vendosej prej 30 për qind, raporton RTK.

“Këto masa dhe taksa prej 30për qind nuk janë serioze dhe e dëmtojnë Kosovën. Ki parasysh se mund të rriten çmimet për qytetarët. Duhet të merren parasysh edhe reagimet e BE-së, por veçanërisht SHBA-së. Nuk duhet të merren vendime vetëm për populizëm. Nëse duam t`i përgjigjemi agresionit të Serbisë, atëherë më mirë është që taksa të vendoset 100%, por kur të vendosësh nuk ka më kthim mbrapa”, i ka thënë Veseli Haradinajt në bisedë telefonike nga Brukseli, njofton kabineti i Veselit.

Kjo zyrë bënë të ditur se pas bisedës telefonike me Haradinajn, Veseli ka kontaktuar menjëherë me zv.kryeministrin nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, të cilin e ka udhëzuar që ministrat e PDK-së ta votojnë vendimin për taksën prej 100për qind. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img