19,04,2024

Agim Aliu vlerësohet për mbajtjen e premtimit në zgjedhjen e tri grave në krye të drejtorive komunale

Must Read

Se vlerësimet për transparencë dhe përmbushjen e premtimeve të të parit të Ferizajt, Agim Aliu janë të çdoditshme, këtu nuk ka asnjë dyshim. Një i tillë është paraqitur edhe sot në tryezën e organizuar nga BIRN me temën “Ku jemi me përfaqësim gjinor në nivelin lokal”, ku Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu u vlerësua si ndër të rrallët Kryetar të Komunave që kanë mbajtur premtimin për zgjedhjen e grave në krye të drejtorive komunale.

Në debatin për zgjedhjet lokale 2017, i pari i Ferizajt, Agim Aliu pati premtuar se do të përzgjedh tri drejtore të drejtorive komunale. Ky zotim është përmbushur në tërësi, qysh në ditët e para të mandatit qeverisës, madje është shtuar edhe me zgjedhjen e Kryesueses së Kuvendit të Komunës, që për herë të parë, një grua të udhëheq legjislativin komunal në Ferizaj.

Vlerësimi i sotëm në këtë tryezë është në kuadër të Krypometrit – kontrollues i parë i fakteve në Kosovë, e menaxhuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese BIRN përmes platformës kallxo.com

KALLXO.com ka filluar një formë të re të matjes së vërtetësisë së deklaratave publike nga zyrtarët e lartë shtetërorë përmes Krypometrit, vlerësime këto që në shumicën e matjeve të parin e Ferizajt, Agim Aliu e kanë nxjerr mbajtës të premtimeve dhe transparent.

Në paraqitjen e sotme të fakteve të verifikuara përmes Krypometrit, ishte pjesëmarrëse Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi dhe përfaqësues të komunave tjera, shoqëri civile dhe media.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img