03,05,2024

Turnir në volejboll me rastin 28 nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtarë

Must Read

Në pallatin e sporteve “Bill Clinton” kwtw të martë është mbajtur turnir i institucioneve në volejboll femrat me rastin e 28 nëntorit të Ditës së Flamurit Kombëtarë, i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Ferizajt.

Hapjen zyrtare të këtij aktiviteti e bëri drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, ndërsa e ka vlerësuar tejet lart këtë aktivitet sportiv.
“Është kënaqësi për mua që të jem pjesë e këtij aktiviteti, kur para vetës shoh femrat e institucioneve komunale. Ky është një shembull i mirë për të gjitha gratë, por edhe për gjeneratat e reja që të jenë të inkuadruara në sport, pavarësisht punës parësore t’a kenë edhe sportin si motivim dytësor, sepse në këtë formë do t’a kemi edhe një shëndet më të mirë”, ka thënë drejtoresha Shabani-Murati, përderisa ka shtuar se në kuadër të shumë aktiviteteve që janë organizuara këto ditë, edhe sektori i sportit ka vendosur që ta ketë një aktivitet në kuadër të festës së 28 nëntorit-Ditës së Flamurit dhe kjo është parë që të mbahet ky turne me institucioneve që veprojnë në Komunën e Ferizajt.

Në këtë turne morën pjesë ekipet nga Gjykata, Policia, Spitali, Qendra për Punësim si dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img