06,07,2025

Agim Aliu uron LVV-në për fitore: Punë të mbarë në drejtimin e vendit

Must Read

Nënkryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Agim Aliu ka përgëzuar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjen e 14 shkurtit, ndërsa u ka uruar punë të mbarë në drejtimin e vendit.

Aliu në një postim në rrjetin social Facebook ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së që kanë kontribuar në këto zgjedhje.

Lexoni të plotë postimin:

“Të dashur bashkëqytetarë!

Dje, ishim dëshmitarë të një procesi zgjedhor shembullor, çka reflekton pjekuri qytetare e organizim të mirëfilltë zgjedhor, zgjedhje të lira e të drejta. Ky proces, tash kur kanë mbetur edhe pak vendvotime në numërim, nxori fituese Lëvizjen Vetëvendosje! së cilës i uroj fitoren dhe punë të mbarë në drejtimin e vendit.

Faleminderit gjithë qytetarëve që kontribuuan që të kemi këtë proces zgjedhor model, gjithashtu anëtarëve e simpatizantëve të PDK-së së Ferizajt që nuk u kursyen në përpjekjen e tyre për forcën tonë politike”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img