26,04,2024

Agim Aliu: Nuk i frikësohemi borxheve shumëmilionëshe të trashëguara nga ish-Kryetari

Must Read

Ferizaj.09.01.2018. Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu reagon ndaj deklaratave të ish-kryetarit Svarqa lidhur me borxhet që ka trashëguar Komuna e Ferizajt nga qeverisja e kaluar, ku ka thënë se nga të dhënat e deklaruara para pak javësh në mediat lokale nga vet ish-kryetari Svarqa, konstatohet borxhi prej 41.669.648.05 € i shpërndarë në kategori të ndryshme.
Po kështu, kryetari Aliu siguroi qytetarët e Ferizajt se pavarësisht borxhit shumëmilionësh të trashëguar, ky fakt nuk e dekurajon implementimin e suksesshëm të zotimeve të dhëna para qytetarëve ferizajas dhe se gjendja e rëndë financiare e institucionit që drejton nuk e tremb për të realizuar platformën e tij qeverisëse.
Ndërsa sa i përket pezullimeve të ndodhura së fundi, kryetari Aliu njofton opinion se ka qenë kërkesë e Zyrës së Personelit për të rishqyrtuar ligjshmërinë dhe procedurat e ndjekura për të punësuarit kohëve të fundit,përkatësisht nga data 20.11.2017, meqë rast është ngritur një komision i cili ka konstatur se ka pasur mospërfillje të kritereve ligjore të cilat kanë determinuar vendimin për pezullimin e këtyre akteve. Ditëve të ardhshme, Komuna e Ferizajt do të dal me një raport detal mbi gjendjen financiare dhe zgjidhjet që do të ndërmerren për të tejkaluar këtë situatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img