Ferizaj

Agim Aliu në FSK, uron themelimin e Ushtrisë së Kosovës


Publikuar më:


Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar nga Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili vizituan sot Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj

Me këtë rast Aliu ka  uruar Gjeneralen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Irfete Spahiun dhe gjithë drejtuesit e pjesëtarët e FSK-së për vendimin e disa ditëve më parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për transformimin, avancimin e FSK-në në Ushtri të Kosovës, me mandat të mbrojtjes territoriale.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu ka uruar për këtë hap historik për shtetndërtimin e vendit tonë duke u shprehur se kjo ëndërr e kahmotshme e brezave u bë realitet, e që Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni që bën krenar gjithë qytetarët e vendit tonë.

Në anën tjetër, Gjeneralja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Irfete Spahiu ka falënderuar për urimin të parin e Ferizajt, Agim Aliu dhe pjesëmarrësit tjerë në takim, duke thënë se Ushtria e Kosovës është forca e qytetarëve dhe profesionalizmi i vënë në shërbim të mbrojtjes së vendit, me ç’rast ndau mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërinstitucional me Komunën e Ferizajt.

To Top