02,05,2024

Në UShAF u mbajt Punëtori për mësimdhënie dhe mësimnxënie moderne

Must Read

Në Universitetin e e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mbajt Punëtori për mësimdhënien dhe mësimnxënien moderne.

Ky takim, i cili ka për qëllim ngritjen dhe avancimin e procesit të mësimdhënies në UShAF, u organizua nga Rektori, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili është edhe kryesues i HERE (Higher Education Reform Experts).

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm i tërë stafi akademik i UShAF, u diskutua për mësimdhënien në UShAF, punën e studentëve, metodat e mësimdhënies, zhvillimin e mësimit me studentin në qendër, të mësuarit në mënyrë digjitale, të mësuarit praktik, mobilitetin e stafit dhe hulumtimin, etj.

Ky ishte takimi i parë i organizuar nga Rektori Bajraktari në kuadër të aktiviteteve të HERE, ndërsa aktiviteti i radhës në UShAF do të organizohet nga grupi i ekspertëve të HERE për Kosovë, i cili përbëhet nga 8 anëtarë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img