26,04,2024

Agim Aliu hap garën automobilistike në Jezerc

Must Read

Ferizaj. 22.07.2018. Në fshatin Jezerc po mbahen garat automobilistike në disiplinën malore. Në këtë garë e cila poentohet në kuadër të Kampionatit të Kosovës për vitin 2018, po marrin pjesë vetëm vozitësit që posedojnë licencë garuese të njohur nga FASK dhe FIA e vlefshme për vitin 2018.

Në nisjen e kësaj gare, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili u shpreh se këto gara dhe sporti në përgjithësi që po organizohet në këto anë i kanë dhënë impakt të jashtëzakonshëm turizmit malor në territorin e Ferizajt, veçanërisht fshatit Jezerc dhe Nerodime të cilat tashmë janë zona shumë të frekuentuara nga vizitorë nga e gjithë vendi e më gjerë. Gjithashtu, kryetari Aliu theksoi se ky sport dhe sportet e tjera do të kenë mbështetjen nga Komuna e Ferizajt me të vetmin qëllim nxitjen e shpirtit garues dhe masivizimim e sportit.

U bë e ditur se në këtë garë po marrin pjesë 50 garues, starti do të jetë nga Nerodimja deri në Jezerc, 4800 metra do të jenë dy xhirot, rruga është terren i përshtatshëm për këtë sport, kërkesa është aprovuar edhe nga komuna, policia si dhe zjarrfikësit dhe se është organizim nga Federata e Automobilizmit të Kosovës sipas kushteve dhe lejeve përkatëse nga niveli qendror dhe lokal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img