19,04,2024

Agim Aliu bashkë me një grup fëmijësh ndezën dritat e Pemës së Vitit të Ri në Ferizaj

Must Read

“Sot bashkë me fëmijë të qytetit të Ferizajt, ndezëm dritat e Pemës së Vitit të Ri por në përgjithësi edhe të dekorimeve të qytetit dhe me këtë në fakt po fillojnë festimet për Vitin e Ri, dalëngadalë duke lënë një vit prapa, një vit i cili padyshim ishte vit sfidash, ishte vit përpjekjesh, ishte vit synimesh, sigurisht se ishte edhe vit i realizimit të shumë sukseseve, qëllimeve dhe dëshirave të të gjithë neve por sigurisht që pritjet kanë qenë ndaj nesh dhe ne jemi munduar që të realizojmë këto pritje të qytetarëve. Duke lënë këtë vit prapa, sigurisht se përveç festimeve, ne tashmë kemi edhe synime e qëllime tjera dhe këto tashmë do të barten, një pjesë e këtyre qëllimeve dhe synimeve tashmë në vitin 2019 sepse dalëngadalë po dalim në vitin 2019. Të ndezësh dritat e pemës së Vitit të Ri me fëmijët, është simbolika më e mirë e mesazhit, respektivisht e porosisë që dëshirojmë të japim. Sepse fëmijët janë simbolika e sinqeritetit, dashurisë dhe janë simbolika e të ardhmes dhe ne dëshirojmë pikërisht përmes këtij shembulli të tregojmë se ne kemi punuar për ta, punojmë për ta dhe do të punojmë për ta. Le të jetë ky vit plotësim i dëshirave të tyre por mbi të gjitha synim për të realizuar edhe shumëçka që është ëndërr dhe dëshirë e tyre. Do të punojmë vazhdueshëm që kjo të ndodh dhe me këtë rast uroj edhe njëherë këta fëmijë që ishin sonte këtu së bashku me ne por edhe shumë fëmijë të tjerë të Ferizajt por edhe fëmijët e gjithë botës, por në mënyrë të veçantë sigurisht edhe familjarët e tyre dhe gjithë qytetarët e Ferizajt. Edhe njëherë gëzuar të gjithëve. Le të festojmë të gjithë së bashku” tha Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast tha se fëmijët janë e ardhmja, sinqeriteti dhe kjo simbolikë përçon më së miri mesazhin për këto festa.

Në shoqërimin e drejtorëve komunal, qytetarëve të shumtë, fëmijëve, në sheshin “Adem Jashari”, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu doli që simbolikisht bashkë me fëmijët të ndezë dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe dekoreve tjera ndriçuese përgjatë gjithë sheshit qendror të qytetit. Kjo natë në prag të festave të fund vitit nuk mund të shënohej ndryshe pa fëmijët për të përçuar mesazhin e shpresës, sinqeritetit dhe dashurisë që viti 2019 të jetë vit i begatë për të gjitha familjet ferizajase.

Ishin pikërisht ata, fëmijët që shtypën butonin që bëri të aktivizoheshin kudo në shesh dekoret e vendosura për të shënuar festat e fund vitit, dekore që i japin Ferizajt një pamje magjepsëse festive dhe të ngrohtë në këto ditë të ftohta prag dimri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img