28,04,2024

Ferizaj së shpejti edhe me projektin e unazës te “Ura e Madhe”

Must Read

Ky projekt parasheh rregullimin e urës te  hyrja në anën lindore të Ferizajt, gjegjësisht te “Ura e Madhe”  si dhe një unazë për lehtësimin e hyrje-daljeve në Ferizaj.

Në bazë të këtij njoftimi bëhet e ditur se për këtë do të mbahet edhe diskutim publik me palët e interesuar më datë 19.12.2018 në sallën e Kuvendit  Komunal në Ferizaj në ora 10:00.

Në këtë debat  përveç  palëve  të interesuara pritet të marrin pjesë  edhe palët e involvuara në project (BERZH, IC Konsulenca, MPPH e tj)

Përmes një njoftimi, ministria e Infrastrukturës ka njoftuar Qeverinë Komunale në  Ferizaj se  ka aprovuar projektin  e rrugës për seksionin N2,  “Projektin  rruga për qasje  në Ferizaj” gjegjësisht rregullimin e urës dhe unazës në hyrje të Ferizajt.

Është bërë publike edhe plani ideorë I kësaj pjese të rrugës e cila  do të ndryshoj pamjen e hyrjes në Ferizaj si dhe do të lehtësoj komunikacionin në këtë pjesë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img