24,04,2024

AAK: Qeveria po e shkelë sovranitetin e Kosovës

Must Read

AAK_2134271

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në vendin tonë dhe në të njëjtën kohë ka kritikuar qeverinë e Kosovës për lejim të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

AAK thotë se votimet për zgjedhjet parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë janë të papranueshme.

“Qëndrimi i intitucioneve të Republikës së Kosovës, për të lejuar që të votohet në Kosovë për zgjedhjet e një shteti tjetër, është shkelje e rëndë e sovranitetit dhe të kushtetutës së vendit”, thuhet në reagimin e AAK-së.

“Kjo është një goditje edhe për përpjekjet për integrimin e pakicës sërbe në institucionet e Kosovës. Koncesionet që Qeveria e Kosovës po i bën Qeverisë së Serbisë, siç janë edhe votimet në Kosovë, për zgjedhjet e Serbisë, janë edhe kundër vetë interesit të popullatës serbe”.

“Ne me Serbinë jemi dy shtete të pavarura dhe çdo përpjekje për të ndërhyrë në sistemet e mbrendshëm të njëra-tjetrës, dëmtojnë edhe stabilitetin rajonal”.

“Qeveria e Prishtinës që e ka humbur legjitimitetin e saj dhe nuk mund të punojë më, në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e AAK-së./

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img