18,05,2024

Izraeli liron nga burgu 12 vjeçaren palestineze

Must Read

12-vjecarja-690x380

Në  pikën e kontrollit Jbara afër Tulakremit, familja al-Wawi dhe përfaqësues të grupeve të të drejtave të njeriut pritën me durim. 12 vjeçarja më në fund  u shfaq, pasi kaloi dy muaj e gjysmë në burg, duke u bërë femra më e re palestineze e burgosur ndonjëherë. Familjarët e përqafuan atë, vajza e veshur me një këmishë ngjyrë rozë, i luftoi lotët e saj dhe nuk tha asgjë, raporton Al Jazeera, përcjellë Klan Kosova.

D* u arrestua me 9 shkurt në afërsi të vendbanimit të paligjshëm të Karmei Tzur, në veri të qytetit të saj Halhul.  D kaloi më shumë së gjysmën e dënimit të saj të dhënë për 4.5 muaj në një burg të Izraelit, për vrasje në tentativë dhe posedim ilegal të një thike.

Familja e ka apeluar dënimin, duke cituar ligjet dhe normat ndërkombëtare, dhe ligjin e Izraelit, i cili ndalon burgosjen e fëmijëve më të ri se 14 vjeç për qytetarët e vendit, raporton Al Jazeera, përcjellë Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img