Lajme

A mund të ketë efekt bumerang vendimi i Ivanovit?! (Video)


Publikuar më:


Protesta-780x439

Njohësit e rrethanave që ndërlidhen me zhvillimet e fundit në vend mendojnë se vendimi i presidentit Ivanov për faljen e politikanëve të dyshuar për korrupsion dhe akte të tjera kriminale dhe protestat që mund të përshkallëzohen në dhunë mund të kenë efekte mjaft negative për vendin.

Juristi dhe avokati Naser Raufi vlerëson se edhe nëse nuk do të arrihet që të tërhiqet vendimi i Ivanovit, atëherë ai duhet të injorohet. Raufi thotë se ka raste tjera të cilat janë të montuara dhe që duhet të falen, dhe jo politikanët.

“Unë mendoj se do ta tërheqë më në fund, dhe protestat janë metoda më e mirë për tërheqjen e vendimit, por edhe nëse nuk tërhiqet ai vendim nuk është në bazë të ligjit dhe unë mendoj se kjo duhet të injorohet si vendim. Për këto kriminel nuk duhet abolicion të bëhet por abolicioni duhet të bëhet për rastet e montuara, siç janë “Sopoti”, “Monstra”, “Lagja e trimave” dhe rastet ku janë shqiptarët pjesëmarrës dhe që janë dënuar pa faj edhe me rastet e montuara”, thotë Raufi për TV21.

Profesori Mersel Bilalli, vendimin e presidentit e vlerëson si nënçmim për popullatën. Ai këtë akt të presidentit e sheh edhe si mungesë demokracie në vend.

“Realisht pra kur nënçmon inteligjencën e një popullate me argumentin se gjoja dëshironi ta stabilizoni situatën, me mesazh që të njëjtit të vazhdojnë që të menaxhojnë me pushtetin, pra efekti është i kundërt. Dhe jo rastësisht kemi protesta masive të cilat kundërshtojnë në esencë një jo logjikë të tillë të presidentit të shtetit, pasi që objektivisht nuk mund të jetë pra zjarrfikës ai i cili ka qenë piroman; pra që i ka venduar zjarrin gjendjes”, u shpreh Bilalli.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=bWq4FSP0hxs?feature=oembed]

Sipas presidentit Ivanov, qëllimi i faljes së politikanëve ka për qëllim stabilitetin e vendit dhe që t’i jepet fund krizës politike. Mirëpo menjëherë pas këtij vendimi, pasuan protesta të dhunshme të cilat pritet të zgjasin edhe ditëve në vijim.
Ditëve të fundit qëndrim të njëjtë kundër vendimit të presidentit kanë shprehur të gjithë subjektet politike në Maqedoni. Protestuesit, ndërkohë, thonë se nuk heqin dorë nga dalja në rrugë deri sa të tërhiqet vendimi.

Comments
To Top