26,04,2024

A është Republika e Kosovës në krizë Politike?

Must Read

Duke vërejtur situatën e përgjithshme në Republikën e Kosovës , që nga gjykata speciale,demarkacioni me Malin e Zi,formimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës dhe Formimi i komunave me shumicë Serbe vërtetë biem në dilemë se ku jemi dhe ku gjendemi, e së fundmi kah po shkojmë si shtet!?? E kam përmendur edhe në shkrimet e mëparshme se të lartcekurat nuk kanë kthim prapa dhe se të zgjedhurit tanë duhet me maturi ta kalojnë edhe këtë situatë mjaftë problematike! Ata duhet të ulen dhe duke i lënë me një anë dallimet politike dhe problemet personale të vendosin se si duhet te ecet para e jo si zakonisht mbledhjet në parlament të kalojnë me akuza mes njëri tjetrit pa marrë asnjë vendim të duhur për shtetin dhe për popullatën. Zgjedhjet përfunduan dhe tash vërtetë duhet të kthehen sytë kah e ardhmja duke mos e harruar të kaluarën.Ne si shtet patjetër që duhet te jemi te koordinuar mirë me shtetet mike e në veçanti me SHBA- të ,sepse Republika e Kosovës edhe nëse nuk ka shkuar mbrapa ,ndalja ne këto pika është humbje e madhe për ne. Çka do ti thuhet popullit për këtë, kur nesër patjetër duhet të kalojnë këto procese e këto vonesa do jenë në kurriz të popullit. Këto procese që u cekën më lartë mendoj se duhet të futen në pako dhe me një marrëveshje të partive politike të kalojnë dhe të ecim para ,sepse përndryshe do të na gjykojnë e mallkojnë gjeneratat që do na trashëgojnë!
Me respekt: Dr.Sedat Ismajli

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img