27,04,2024

A është Europa shkaktare për mos liberalizimin e vizave?

Must Read

Është e njohur për opinionin e gjerë se shteti i Kosovës është i vetmi shtet ku qytetarët e saj nuk e gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në BE.

Për tu afruar tek zgjidhja e problemit kemi zgjedhur disa pikëpamje në mënyrë korrekte ku do ti ndajmë me ju në këtë shkrim modest.

Nga përvojat e mëhershme duke përdorur si model shtetet fqinje,kemi hasur se përderisa shtetet fqinje si Bosnja,Shqipëria,Maqedonia,Mali i zi dhe Serbia kanë arritur ta fitojnë statusin e lëvizjes së lirë,atëherë themi se nuk qëndron problemi vetëm tek institucionet e Republikës së Kosovës,por,një pjesë e madhe e problemit ndodhet brenda Bashkimit Europian.

Shtetasit e Kosovës si ngecje për mos lëvizjen e lirë nëpër Europë e kanë edhe nga mos pranimi i 5 shteteve të Europës ndaj Kosovës si shtet të pavarur,atëherë themi ky problem nuk është problem që duhet hedhur fajin neve, por duhet ta konsiderojmë si problem të brendshëm edhe të BE-së.

Në pikëpamjen reale themi se është e vërtetë se në Kosovë dyshohet se ekziston korrupsioni dhe problemet tjera si paqartësia mes vijës kufitare ndërmjet Malit të zi dhe Kosovës,por këto probleme i ka pasur edhe shteti i Serbisë edhe shteti i Malit të zi, mirëpo ato kanë të drejtën e lëvizjes së lirë.

Brenga tjetër e cila nuk e le të qetë ndërgjegjjen tonë është se ne e dimë se në kushtetutën e Republikës së Serbisë, Kosova bën pjesë si vend i pa ndashëm i saj, por Serbia udhëton e lirë kurse ne jo, atëherë  ku po mbetemi ne?!

Na brengos dhe fakti pse Mali i zi ka liberalizim të vizave dhe është e anëtarësuar në NATO kurse problemin e vijës kufitare me Kosovën e ka të pa zgjidhur! Neve themi me plotë bindje se i tërë Ballkani përbëhet nga anët negative siç janë korrupsioni etj. Atëherë nuk qenka e vetme Kosova sa i përket këtyre arsyeve të palogjikshme!

Duke u bazuar në atë që u tha më lartë, Kosova ka përmbushur kushtet që tu bëhet e mundur lëvizja e lirë e qytetarëve të saj, sepse problemi nuk qëndron vetëm tek ne, por edhe në brendësinë e BE-së,andaj përderisa BE-ja nuk arrinë të bëj zgjidhjen e njohjes së 5 shteteve ndaj Kosovës, ajo çdo herë do të kërkojë nga një kusht të pa arsyeshëm dhe paradoksal, Po ashtu për të fituar kohë deri sa ta zgjedhë problemin e “zgjidhur”!

Shkruan:  Sedat Ismajli ,Magjistër i së drejtës  ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img