28,03,2024

Policia në aksion  ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit  ( makinave me mbingarkesë) (Foto lajm)

Must Read

Policia e trafikut  këto ditë ka marrë një aksion edhe kundër  makinave të rënda të cilat duke mos zbatuar rregullat e komunikacionit  më mbingarkesën e tyre po dëmtojnë rrugët.

Shumë rrugë  si në qytet dhe në periferi janë të shënjuara me shenjat për peshën e lejuar për qarkullim  në ato rrugë.

Por  si duket për këtë shumë vozitës të makinave të rënda  nuk  po e përfillin. Andaj policia e trafikut ka  ndërmarrë  aksione  ku të gjithë shkelësit e këtyre rregullave po dënohen  sipas ligjit në fuqi.

Një aksion  të tillë  ishte edhe   afër  rrethrrotullimit   në rrugën magjistrale ,rruga për fshatin  Talinoc i Muhaxherëve ku  qarkullimi lejohet për automjetet të cilat nuk e kalojnë peshën 12,5 tonë.

13650599_10208138152709884_357398956_n

 

Sipas zyrtarëve të policisë mos zbatimi i  kësaj rregulle  po bënë që këto makineri të rënda po dëmtojnë edhe rrugët të cilat nuk janë paraparë për pasha më të rënda.

Makinat të cilat gjatë  kontrollimit të sotëm si duket kryesisht ishin të kompanive të cilat janë angazhuar  në projektin e autostradës e të cilat kanë një tonazh më të lartë se sa është e lejuar për këto rrugë.

13625222_10208138152589881_167376286_n 13650599_10208138152709884_357398956_n 13652499_10208138153469903_1679110304_n 13672130_10208138153749910_1041689467_n 13649439_10208138153909914_576312829_n 13664529_10208138154149920_2078204560_n 13664484_10208138154229922_398771931_n 13644349_10208138154349925_1078020495_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img