18,04,2024

Kolona të gjata të automjeteve në kufirin me Maqedoninë

Must Read

Aksidenti i cisternës së naftës e cila u aksidentua mbrëmë  në rrethojën e fabrikës së çimentos në Hanë të Elezit ka shkaktuar edhe bllokimin e rrugës me orë të tëra.

Është e gjatë kolona e mjeteve transportuese të cilat me orë të tëra po presin në  Han të Elezit që të kalojnë kufirin  për në Maqedoni.

Vozitësit e mjeteve  transportuese   kanë reaguar për këtë duke kërkuar  të dinë arsyet e kësaj  vonese dhe kolonave të gjata.

“Jemi duke pritur  nga orët e paradites në kolonë  dhe askush nuk po na jep  ndonjë arsyetim pse po ndodh kjo”  tha  Imri Kurtaliqi,vozitës i cili në këtë kohë  të nxehtë  po pret në radhë për të kaluar kufirin  Kosovë –Maqedoni.

Por sipas  Policisë Rajonale në Ferizaj kolonat janë shkaktuar për shkak të mbylljes së  rrugës si pasoj e aksidentit i cili ka ndodhur mbrëmë   në orët e vona   me cisternën e naftës në oborrin e fabrikës “Sharrcem”  në Han të Elezit.

“Pas evitimit të rrezikut dhe largimit të pengesave tani rruga është e hapur ” tha togeri Agim Gashi

13536156_10208463195515487_1149489028_n 13522519_10208463197035525_1223498688_n 13521656_10208463196035500_1677892575_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img