26,04,2024

KF “Ferizaj” mbyll kampionatin me sukses me një buxhet modest

Must Read

Kryetari i klubit të futbollit Ferizaj , Ekrem Mustafa në një konferencë për media tha se klubi përkundër një buxheti modest por me një angazhim maksimal të të gjithëve ka arrit që të përfundoj këtë sezon me sukses.

Me këtë rast Mustafa ka shpalosur raportin financiar për sezonin 2016/2016.

“Me formimin e kryesisë së re klubin e kemi gjetur pothuajse të shkapërderdhur dhe pa struktura udhëheqëse. Me punë u arrit që të konsolidohen që nga shtabi teknik e deri te mobilizimi i  lojtarëve ku fal edhe angazhimit të të gjithëve është arritur sukses që tani dihet se jemi rikthyer në superligë. Rreth 70 përqind e këtij buxheti ka shkuar në paga të lojtarëve dhe shtabit teknik, 40370 euro kanë qenë pagat e futbollistëve, shtabit teknik dhe stafit ndihmës për sezonin 2015/2016. 3210 euro shpenzimet e udhëtimit për futbollistët për sezonin 2015/2016, 7980 euro pagesa e referëve dhe zyrtarëve të FFK-së për sezonin 2015/2016, 1502 euro dreka dhe koktej rasti. Borxhi i trashëguar nga viti 2014 që ka qenë për garderobë, 1897.80 euro, pagesa për veteranët gjatë një turneu në Turqi, e aprovuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, 1500 euro dhe shpenzime të tjera të ndryshme 3951 euro”, tha Mustafa.

Por sfidë sipas Mustafës ende është buxheti i klubit i cili edhe po kushtëzon angazhimin e lojtarëve të rinj.

“Jemi në kërkim të donatorëve, por jemi edhe në bisedime me lojtarë, të cilët i duhen Ferizajt. Ne kemi pasur një marrëveshje me kryetrajnerin  Selmani, ku duhet ta falënderoj për angazhimin dhe punën që e ka bërë gjatë tërë kampionatit të kaluar. Ne jemi në kontakt me z.Selmani dhe unë shpresoj që me të prapë do të vazhdojmë. Marrëveshja ka përfunduar sepse ka qenë deri në fund të kampionatit, mirëpo nuk do të thotë që ka përfunduar bashkëpunimi dhe unë besoj që z.Selmani do të vazhdoj të jetë kryetrajner i KF Ferizajt”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës klubi do te filloi me përgatitjet për sezonin e ri pritet të fillojnë më 1 korrik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img