Ferizaj

U hap ekspozita e studentëve “Profesionistët e së ardhmes”

Publikuar më:

Ferizaj.30.05,2016. Në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), është hapur sot ekspozita “Profesionistët e së ardhmes”, e cila është punë e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit.

Ekspozitën e shpalli të hapur rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili e vlerësoi si ngjarje të veqantë ekspozitën e studentëve, sepse tha se po hapim ekspozitën e parë të punës praktike të studentëve në kompani, por edhe brenda Universitetit, të udhëhequr nga profesorët e tyre.

“Besoj se do të organizojmë ngjarje edhe më të mëdha se kjo, sepse jemi të bindur në kualitetin e punës së studentëve tanë. Gjithashtu, kjo ngjarje lidhet edhe me përmbylljen e vitit akademik, i cili ishte ndryshe nga të tjerët, sepse këtë vit e bartëm emrin Universitet”, theksoi rektori Bajraktari.

Rektori i UShAF tha se me punën që është bërë për më pak se një vit, janë bindur edhe më skeptikët që menduan se ne nuk do t’ja dalim dhe për këtë rrugë të suksesit ai falënderoi stafin e Universitetit dhe studentët.

Duke përmendur më shumë se 30 marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruara me biznese vendore dhe me universitete ndërkombëtare për punën praktike të studentëve, rektori Bajraktari theksoi se do të bëhet edhe më shumë për të krijuar mundësi të reja për përgatitjen profesionale të studentëve. “Sigurisht që kjo që kemi bërë nuk është e tëra, por është një rrugë që na jep shumë energji për të vazhduar më tutje”, u shpreh ai.

Sot, kur e shoh zhvillimin tuaj dhe punën tuaj, tha rektori Bajraktari, vërtetë ndjehem shumë krenar, sepse ju jeni të barabartë me kolegët tuaj në Evropë, madje në disa aspekte jeni edhe më të mirë se ata.

“Po ndërtojmë një universitet ndryshe, ku nuk ka derë të mbyllur, përfshirë edhe derën e rektorit, për të shprehur interesat, kërkesat, por edhe padrejtësitë eventuale që mund t’i bëhen dikujt”, iu tha studentëve rektori Bajraktari, ndërsa iu uroi atyre suksese në rrugëtimin e përbashkët për shkruarjen e historisë së Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Dekani i Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, z. Rrahim Sejdiu theksoi faktin se 40 studentë të Fakultetit, kanë ndjekur praktikën një javore nëpër kompani dhe kanë punuar e krijuar punime nga më të ndryshmet.

“Këta studentë me punën e tyre të shkëlqyer, kanë krijuar punime të cilave do t’ua kishte lakmi çdo profesionist dhe na kanë krijuar mundësinë që sot me krenarinë më të madhe t’i shohim ato të ekspozuara në ambientet e Universitetit tonë”, tha ai.

Kryetari i Parlamentit Studentor, z. Lavdim Bajrami tha se studentët e këtij Universiteti janë me fat që rektori Bajraktari dhe udhëheqësit tjerë të universitetit dhe profesorët, po bëjnë të pamundurën që atyre t’iu ofrohet një mësim cilësor. Prandaj, ai premtoi se studentët do të angazhohen t’ua shpërblejnë atyre mundin dhe të jenë të aftë për ta zhvilluar ekonominë e vendit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë të interesuarit deri më datën 2 qershor, ndërsa do të jetë tradicionale.

Në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), është hapur sot ekspozita “Profesionistët e së ardhmes”, e cila është punë e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit.

Ushaf 3 Ushaf 5 Ushaf1 Ushaf2 Ushaf4 Ushaf6 Ushaf7 Ushaf8

Comments
To Top