Kultura-Arti

Hapet ekspozita me punime nga java e artit,  çertifikon pjesëmarrësit në projekt 


Publikuar më:


Shtime,24 Prill 2016- Rrjeti i organizatave jo qeveritare lokale në Shtime “PRO NET”, dje,  në ambientet e Shkollës Fillore Emin Duraku në Shtime hapi ekspozitën me piktura, fotografi dhe skulptura të punuara nga të rinjtë që morën pjesë në javën e artit,  projekt ky i organizuar për nder të ditës ndërkombëtare të artit.

Drejtori i PRO NET Fatlum Rexhaj tha për Ferizaj Press se të rinjtë që morën pjesë ishin vërtet të talentuar dhe këtë më së miri e dëshmojnë punimet që ata kanë bërë.

“Ne sot hapëm ekspozitën me punime të të rinjve që ishin pjesë e projektit, andaj në këtë ditë të veçantë dua të shprehi falënderime dhe mirënjohje për donatorin në këtë rast DKRS – Komuna Shtime përkatësisht për Drejtoreshën Fatmire Ferati, por edhe për Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Shtimes dhe Drejtorin Hajrullah Ademaj për bashkëpunimin në projekt, gjithashtu edhe për Skender Bajramin që është Drejtor në Shkollën Fillore Emin Duraku që sot liroi hapësirat për ekspozitë por edhe për Drejtoreshën Antigona Salihu që drejton Shkollën Fillore të Mesme të Ulët Emin Duraku në Shtime pasi që na ndihmoi me disa pajisje teknike që na shërbyen bukur shumë sot ne këtë ekspozitë, falënderime edhe për anëtarët e rrjetit Pro Net por edhe për të gjithë pjesëmarrësit në këtë event artistik´´ tha mes tjerash drejtori Rexhaj.

Gjatë ekspozitës të pranishmit u argëtuan edhe me tingujt e bukur të kitarë që i sollën Edonis Shala dhe miqtë e tij, ndërsa nga fundi saj pjesëmarrësit në këtë projekt u certifikuan nga Drejtori i PRO NET Fatlum Rexhaj ku pas kësaj ceremonia u shtrua edhe një koktej rasti për të gjithë të pranishmit.

Ekspozita në fjalë do të rihapet edhe të martën në Gjimnazin “Naim Frashëri”  ku  mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj Shkolle do të kenë rastin ti shohin punimet e pjesëmarrësve në projekt të cilët  ishin pikërisht nga kjo Shkollë.

13087693_1010236375697126_8145220084368690351_n 13087622_1010232595697504_4077313896256783912_n 13076891_1010235092363921_4175705100629314116_n 13083272_1010235989030498_6531447278373943215_n 13062197_1010236089030488_6594088845027192896_n 13094184_1010233369030760_4642231254662417066_n

Comments
To Top